SKANDALI me publikimin e parashikimit fiskal/ Kreu i Zyrës për Buxhetin jep dorëheqjen

Bota

SKANDALI me publikimin e parashikimit fiskal/ Kreu i Zyrës për

Kreu i Zyrës përgjegjëse për buxhetin, Office for Budget Responsibility (OBR), Richard Hughes, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të publikimit të parakohshëm të parashikimit fiskal të institucionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Hughes u vu nën presion javën e kaluar, pasi parashikimi i OBR-së – së bashku me të gjitha politikat kryesore buxhetore – u publikuan online përpara shpalljes zyrtare të ministres së Financave, Rachel Reeves.

Pas incidentit, ai deklaroi se do të respektonte rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni, duke theksuar se do të qëndronte në detyrë vetëm për aq kohë sa gëzonte besimin e kancelares.

Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së komisionit të Thesarit, Hughes konfirmoi dorëheqjen, duke e cilësuar ngjarjen si një gabim të rëndë teknik.

“Shpërndarja e pavullnetshme dhe e parakohshme e Raportit tonë të Perspektivës Ekonomike dhe Fiskale më 26 nëntor ishte një gabim teknik, por serioz,” shkroi ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion