Nis protesta e PD-së te Kryeministria/ Zyrtarët socialistë të dënuar ‘vendosen’ para godinës

Aktualitet

Nis protesta e PD-së te Kryeministria/ Zyrtarët socialistë

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita, pasditen e kësaj të hëne, para Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Ky është tubimi i tretë radhazi që mbahet nga opozita, e cilësuar tashmë si “Foltorja 2”.

Këtë herë para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg për afera korruptive, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Protesta ka nisur rreth orës 18:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00. Për shkak të protestës është bllokuar qarkullimi në bulevard si dhe në të gjitha rrugët që të cojnë drejt tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion