Prekën zemrat e të gjithëve! Shpëtojnë nga SKAMJA e MJERIMI Spiro dhe Thomai në Delvinë

Aktualitet

Prekën zemrat e të gjithëve! Shpëtojnë nga SKAMJA e

Strukturat e Bashkisë së Delvinës, së bashku me familjarët e afërt, vizituan shtëpinë e dy vëllezërve Spiro dhe Thoma Çako, të cilët prej shumë vitesh përballen me sfida të rënda shëndetësore. Pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, që është kujdesur me përkushtim deri në momentin e fundit, situata e dy djemve është bërë edhe më e ndjeshme.

Gjatë vizitës, u zhvillua një bisedë me dajën e tyre, i cili dha miratimin që brenda pak ditësh Spiro dhe Thoma të transferohen në një qendër të specializuar, ku do të marrin shërbimet që gjendja e tyre kërkon:

Mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore
Higjienë dhe kujdes ditor
Ushqim të rregullt
Shërbime sociale dhe asistencë të dedikuar
Pavarësisht mbështetjes së Bashkisë së Delvinës ndër vite, nevojat e dy vëllezërve tashmë kërkojnë një standard më të lartë kujdesi dhe një staf të specializuar që garanton siguri dhe mirëqenie të plotë.

Asnjë familje nuk duhet të përballet e vetme me sfida kaq të rënda. Me këtë hap, synohet që Spiro dhe Thoma të marrin kujdesin e duhur, të pandërprerë dhe në mjedisin më të përshtatshëm për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion