Skandali! Ish- deputetja akuzon ministrin për ngacmim seksual në parlament

Bota

Skandali! Ish- deputetja akuzon ministrin për ngacmim seksual në

Një skandal ka plasur në Australi. Mësohet se ish- deputetja Julia Banks, ka ngritur akuza ndaj një ministri aktual dhe thotë se ai e ka ngacmuar seksualisht, duke i prekur këmbën gjatë një seance votimi në Parlament.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete. “Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme. Ish-deputetja e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi. Banks nuk e identifikoi ministrin, për të cilin ajo tha se ishte akoma në kabinetin qeveritar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion