Emri/ Kush është 20-vjeçari nga Durrësi që humbi jetën pas shpërthimit të gomës së kamionit

Aktualitet

Emri/ Kush është 20-vjeçari nga Durrësi që humbi

Një aksident tragjik gjatë procesit të punës, i ka marrë jetën një të riu 20-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në një gomisteri në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës.

Sipas të dhënave policore i riu Rafel Tafaj ishte duke riparuar gomën e një kamioni, kur goma ka shpërthyer papritur dhe forca e goditjes i ka shkaktuar edhe vdekjen të riut.

Goma si pasojë e shpërthimit ka dalë fare nga disku, duke e goditur fort 20-vjeçarin.

Policia e Durrësit ka shkuar në vendngjarje, ndërsa një grup hetimor ka nisur verifikimin e kushteve të sigurisë në punë dhe zbardhjen e plote të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion