Fjolla Morina tallet me drejtësinë, teksa policia e kërkon, ajo shoqëron vajzën në mbrëmjen e maturës (Video)

Showbiz

Fjolla Morina tallet me drejtësinë, teksa policia e kërkon, ajo

Fjolla Morina është në arrati, por kjo nuk e ka penguar këngëtaren që të shoqërojë të bijën, Ledianën, në mbrëmjen e saj të maturës.

Nënë e bijë nuk kanë nguruar të ndajnë disa foto e video në rrjetet e tyre sociale, për t’i treguar të gjithëve se çfarë po ndodh në këtë ditë të rëndësishme dhe të bukur për vajzën e artistes.

Prej muajsh, këngëtarja po kërkohet nga policia, por në një video të publikuar në Instagram, Fjolla shihet në makinë me Ledianën duke kënduar dhe duke shtrënguar duart me njëra-tjetrën. Në muajin mars, Morina u dënua nga Gjykata e Kukësit me gjashtë vite burg për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

Fjolla Morina tallet me drejtësinë, teksa policia e kërkon, ajo

Më 19 shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës, ndërkohë që Fjolla tha se pistoleta i përkiste dikujt tjetër dhe ajo nuk e dinte që e kishte në çantë.

Fjolla Morina tallet me drejtësinë, teksa policia e kërkon, ajo

Që pas arratisjes nga shtëpia ku po vuante dënimin në Kukës, Fjolla ka qenë në arrati, e gjatë kësaj periudhe ajo ka udhëtuar jashtë vendit për të shijuar disa muaj pushime. Për më tepër. Ajo kurorëzoi me martesë dashurinë me Fisnik Sylën në Maldive dhe më pas u rikthye në Kosovë./panorama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion