Situatë alarmante në Kinë, uji merr me veten një grua, publikohen pamjet (Video)

Përmbytjet në Kinë po marrin përmasa masive. Teksa janë shënuar disa viktima, shumë të zhdukur dhe mijëra të evakuuar, disa pamje tregojnë se ka ende njerëz në rrezik. Një video e publikuar nga BBC, tregon se po tërhiqej nga uji, por forcat e shpëtimit arritën ta nxjerrin të gjallë.
Presidenti kinez, Xi Jinping, tha të mërkurën se situata për parandalimin e vërshimeve është shumë e ashpër dhe në një fazë kritike.
Ai shtoi se vërshimet tashmë kanë rezultuar në humbje konsiderueshme të jetës së njerëzve dhe të pronës dhe i udhëzoi të gjitha departamentet që ta bëjnë prioritet sigurinë e njerëzve dhe të pronës së tyre.


