Barcelona fton Manajn për miqësoren, mungon Lionel Messi

Sport

Barcelona fton Manajn për miqësoren, mungon Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman për ndeshjen e sotme miqësore kundër Nastic ka ftuar sulmuesin shqiptar Rey Manaj. Takimi me klubin e Primera Division do të jetë i pari për Barcelonën e Koemanit në përgatitjet parasezonale dhe do të zhvillohet në orën 19:00 në Katalonjë.

Mësohet se ndeshja do të zhvillohen me tifozë në stadiumin “Johan Cruyff”. Koeman e ka publikuar listën për këtë takim, e cila megjithatë mban emra shumë të panjohur për publikun. Në të mungon Lionel Messi, natyrisht, i cili është lojtar i lirë tani për tani, pasi marrëveshja me Barçën i mbaroi më 30 qershor.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Manaj, për të cilin flitet se do t’i bashkohet një klubi të ri gjatë kësaj vere, është ftuar për këtë takim nga ekipi B i Barcelonës. Manaj nuk është i vetmi nga ekipi B që ftohet për këtë takim, pasi Koeman nuk mund të llogarisë në shumë lojtarë të ekipit të parë e as në blerjet e reja.

ME TE LEXUARAT