Ish- mjeku i Berluskonit flet për Covid-19: Virusi ka vdekur klinikisht

Bota

Ish- mjeku i Berluskonit flet për Covid-19: Virusi ka vdekur klinikisht

Profesor Alberto Zangrillo, doktori i Spitalit të Milanos dhe mjeku i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, përsëriti se “koronavirusi ka vdekur klinikisht”. Ka qenë gazeta italiane “La Stampa”, që ka publikuar deklaratën e tij. Ai pretendon se arriti në përfundimin e bazuar në një numër të vogël të pacientëve, gjithsej 11, të cilët kishin një formë më të lehtë të infeksionit dhe u dërguan për trajtim në shtëpi.

Për pacientin e tij më të famshëm, Sulvio Berlusconin, ai thotë se pasi u shërua nga Covid-19, ai u vaksinua dhe po ndihet mirë. Zangrillo, megjithatë, rekomandon që të gjithë të vaksinohen kundër virusit Covid-19 dhe thotë se të tre djemtë e tij, të moshës 25 deri në 33 vjeç, janë imunizuar.

ME TE LEXUARAT