Situata e Covid-19 përkeqësohet, Gjermania izolohet për 3 javë
Lajmifundit
/
23 Mars 2021, 09:23
Bota

Qeveria gjermane ka vendosur izolimin për 3 javë të vendit, pasi janë shtuar masivisht rastet pozitive me Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se qeveria e miratoi këtë vendim, pasi festa e Pashkëve është në prag dhe mund të rrezikojë përkeqësimin e situatës.
Pas 11 orësh bisedime lidhur me masat për parandalimin e Covid, kancelarja gjermane Angela Merkel me 16 kryeministrat e landeve arritën në këtë përfundim. Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit me AstraZeneca dhe me vaksina të tjera të siguruar.


