Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shpëton mrekullisht e moshuara

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shpëton

Policia e Lezhës ka lajmëruar se ditën e sotme kati i dytë i një ndërtese pesëkatëshe është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” dhe se në banesë jetonte një moshuar, vetëm.

Blutë bënë me dije se zjarrëfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të shpëtojnë të moshuarën. Ende nuk është bërë me dije shkaku i flakëve.

ME TE LEXUARAT