Covid-19 mbërthen keq Turqinë, konfirmohen 22,216 raste të reja brenda 24 orëve

Bota

Covid-19 mbërthen keq Turqinë, konfirmohen 22,216 raste të reja

Situata e Covid-19 në Turqi paraqitet shumë e rënduar, duke shënuar numrin më të lartë të personave të infektuar, brenda 24 orëve. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar 22,216 raste të reja në 24 orë, ndërsa kanë mbetur të vdekur 117 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se një vit nga pandemia, kanë humbur jetën 30,178 persona. Vendi po përballet me një rritje të rasteve të reja pas lehtësimit të kufizimeve Covid-19, duke përfshirë rihapjen e pjesshme të shkollave dhe ngrënien në ambiente të mbyllura që nga fillimi i marsit.

Mbi të gjithë 1,644 njerëz janë në gjendje kritike, sipas ministrisë së shëndetësisë. Hera e fundit që Turqia shënoi shifrat më të larta ditore ishte në dhjetor të 2020, me  33,000 raste në 24 orë

ME TE LEXUARAT