Situata e Covid-19 në vend, Braçe këshillon vaksinimin: Këtu askush nuk i zbaton masat parandaluese

Bota

Situata e Covid-19 në vend, Braçe këshillon vaksinimin:

Erion Braçe ka bërë një reagim së fundmi, lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Zv kryeministri përmes një postimi në Facebook shkruan se vaksinimi është mënyra e vetme për të mundur Covid-19 në Shqipëri, pasi askush nuk respekton masat anti- Covid.

“VETEM 36% E SHQIPTAREVE QE RROJNE KETU ESHTE VAKSINUAR PLOTESISHT! SHIHNI CFARE HAPESIRE TE FRIKSHME I KEMI LENE VIRUSIT TE INFEKTOJE; LIRI PA HESAP E KUSHTE PLOTE!

Me kete ritem vaksinimi 9-10 ja dhe 12 mije ne dite; Ne kushtet kur nuk zbatohet me asnje mase mbrojtese, as larja e duarve edhe pse jo tradite;

REZIKOJME TE HYJME NE DIMER DUKE I SHTUAR NJE HALL SHUME SHUME TE MADH! Dhe e gjitha per cfare? PER NJE VAKSINE-si ceshtje vullneti e gjithesecilit por edhe si ceshtje organizimi. Po e sjell edhe nje Italine si shembull; Shihni si e ndjek Italia rajon me rajon imunizimin permes vaksines!

Nuk llogarit hic e ke kaluar apo jo semundjen; Ka nje objektim imunizimi permes vaksines dhe e ndjek me perpikmeri ushtarake duke i kufizuar virusit hapesiren e infektimit. Ca na duhet?

QELLIM, ORGANIZIM, PERFSHIRJE, DISIPLINE, RAPORTIM FSHAT ME FSHAT, NJESI ME NJESI, BASHKI ME BASHKI! Te pyesesh sot se sa te imunizuar ka sot ne #Divjake, natyralisht e permes vaksines, nuk e di kerkush; Prej ketej vaksinimi as qe eshte i targetuar por spontan, vullnetar medemek. UNE NUK BESOJ SE BEHET KESHTU! Duhet vrull krejt tjeter, kur vaksina eshte e e vetmja menyre ne kushtet kur masat mbrojtese as i ka kush ne refene!!”, shkruan Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion