Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 54-vjeçari në Krujë

Aktualitet

Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e një 54-vjeçari në fshatin Halil, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. Blutë njoftojnë se shtetasi A.B, u arrestua në flagrancë, pasi u konstatua lënda e mbjellë në oborrin e banesës.

“Krujë/ Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion