Kultivonin drogë, pas disa muajsh hetime policia arreston 2 vëllezërit në Tiranë

Aktualitet

Kultivonin drogë, pas disa muajsh hetime policia arreston 2

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vëllezër, të akuzuar për kultivim drogë. Sipas njoftimit zyrtar, vëllezërit 28 dhe 32-vjeç ishin në hetim prej muajsh, ndërsa mësohet se ata kultivonin drogë në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj.

“Tiranë/ Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 vëllezër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë një hetimi disamujor shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion