Situata e Covid-19 në Izrael del jashtë kontrollit, mbi 10 mijë të infektuar në 24 orë

Bota

Situata e Covid-19 në Izrael del jashtë kontrollit, mbi 10 mijë

Situata e Covid-19 në Izrael nuk është aspak e mirë. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10,947 të infektuar, një rritje e ndjeshme për shkak të variantit “Delta”.

 Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, personat e prekur janë ata që nuk kanë marrë vaksinën, edh ata që janë vaksinuar më shumë se 6 muaj më parë, ndaj ka nisur fushata për marrjen e një doze të tretë të vaksinës.

Të hënën, vendi regjistroi më shumë se 9,000 raste të reja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi një fushatë vaksinimi në shkallë të gjerë në mes të dhjetorit falë një marrëveshjeje me Pfizer, e cila  shpërndau miliona doza në këmbim të të dhënave të efikasitetit të vaksinave në popullatën e saj, e cila lejoi zvogëlimin e numrit të rasteve dhe përhapjen e variantit Delta.

Situata e Covid-19 në Izrael del jashtë kontrollit, mbi 10 mijë

Rreth 5.5 milion persona kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid në Izrael, rreth 60% e popullsisë së përgjithshme dhe më shumë se 80% të të rriturve, ndërsa vaksina nuk është miratuar ende për fëmijët nën moshën 12 vjeç./abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion