Situata e Covid-19 në Indi del jashtë kontrollit, infektohen 9 luanë

Bota

Situata e Covid-19 në Indi del jashtë kontrollit, infektohen 9

Në Indi, Covid ka infektuar plot 20 milionë njerëz, duke e çuar vendin në kolaps. Por, jo vetëm njerëzit, mediat vendase shkruajnë se në këtë vend janë infektuar edhe 9 luanë të strehuar në kopësht zoologjik.

Drejtuesit e këtij kopështi, vendosur në Nehru vendosën të testojnë luanët kur disa roje vunë re se kafshët po shfaqnin simptoma të lehta të koronavirusit, të tilla si humbja e oreksit dhe kollë. Bëhet me dije se janë infektuar katër luanë meshkuj dhe katër luanesha nga 12 gjithsej.

Kujtojmë se vendi është në gjendje shumë të rëndë, pasi numri i rasteve pozitive dhe viktimave shtohet çdo ditë. Për pasojë, spitalet kanë nevojë urgjente për shtretër, oksigjen dhe ilaçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion