Basha akuza për vjedhje votash, Rama: Ata le të merren me ne, ne do vijojmë ngjitjen e vendit në majë

Politikë

Basha akuza për vjedhje votash, Rama: Ata le të merren me ne, ne do

TIRANË- Pas akuzave të Bashës, reagon kryeministri Rama i cili thotë se lufta e vjetër politike s’është më punë e fituesve, por fokusi është tek vazhdimi i reformave për zhvillimin e Shqipërisë. Rama përsërit se ftesa për bashkëpunim me PD është e hapur për triumfin e vendit.

"Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!
Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t'i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion