Situata e Covid-19, më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar

Bota

Situata e Covid-19, më shumë se gjysma e popullsisë

Një lajm i mirë vjen nga Izraeli, ku mësohet se më shumë se gjysma janë vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e bëri me dije ministri i shëndetësisë së vendit, Yuli Edelstein. Në një deklaratë për media, ai tha se 50.07% e popullsisë së përgjithshme kishin marrë të dyja dozat e vaksinës, dhe 55.96% dozën e parë.

Mediat e huaja shkruajnë më tej se rreth 8.7% të popullsisë së tij që janë rikuperuar nga COVID-19 janë të pajisur me certifikata “Green Pass” për lëvizjen e lirë. Izraeli filloi të lehtësonte masat në fund të shkurtit. Shumica e bizneseve dhe shkollave, si dhe aeroportet, kanë rifilluar gradualisht aktivitetin. Vendi ka parë një rënie prej 85% të viktimave ditore, një rënie prej 72% në të sëmurët kritikë dhe 86% më pak raste  ditore që nga kulmi i pandemisë në mes të janarit.

Izraeli ka qenë  vazhdimisht i kritikuar nga  ndërkombëtarët për mos-vaksinimin e palestinezëve. Sipas një sondazhi, 55% e palestinezëve janë të gatshëm të marrin vaksinën kur të jetë e disponueshme ose e kanë marrë tashmë, ndërsa 43% nuk ​​duan të vaksinohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion