Shtëpia në flakë në lindje të Londrës, momenti kur shpërthen pas mbërritjes së zjarrfikësve

Bota

Shtëpia në flakë në lindje të Londrës, momenti kur

Pamje shokuese të kamerave të sigurisë tregonin sot shpërthimin e papritur të një shtëpie në Ilford në verilindje të Londrës, pasi zjarrfikësit ishin thirrur në vendngjarje për të luftuar një zjarr. Zona është rezidencë e shumë emigrantëve shqiptarë.

Shpërthimi hodhi në ajër çatinë e shtëpisë teksa automjetet dhe një autobus kalonin në rrugën para saj.Mëngjesin e sotëm shtëpia ishte rrethuar nga autoritetet, teksa imazhet tregonin dëmin e shpërthimit, që fatmirësisht raportohet se nuk shkaktoi pasoja në njerëz.

 Zjarrfikësit ishin thirrur ne adrese pas rënies së alarmit të zjarrit pasditen e djeshme.

Në pamjet e shpërthimit nga kamerat e automejteve, shihen këmbësorë që vrapojnë të trembur nga plasja dhe xhamat e thyer të dritareve. Zyrtarët po punojnë për pastrimin e vendit ndërsa shkaku i shpërthimit monstruoz nuk është përcaktuar ende, shkruan rrjeti The Sun.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion