Monika Kryemadhi shkon me vajzën në SPAK: Erdha të marr letrat e SHIK-ut
Lajmifundit
/
11 Dhjetor 2024, 16:08
Politikë

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Ajo qe ra ne sy ka qene se bashke me Kryemadhin, ka qene edhe vajza e saj Bora.
Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar:
Erdha të marr letrat e SHIK-ut.
Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj Bora, e cila është shfaqur edhe më herët në krah të saj teksa Kryemadhi shkonte në GJKKO për të marrë dosjen.
Ndaj Kryemadhit është vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje”, teksa akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.


