Pas sagës së vulës, Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

Aktualitet

Pas sagës së vulës, Sali Berisha regjistrohet si kryetar i

Pas betejës për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe  si kryetar i PD-së në gjykatë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.”

Ky vërtetim nga gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar. Beteja ligjore për vulën dhe emrin e partisë bëri që Partia Demokratike të futej e përçarë dhe të përjetonte një humbje të thellë në dy palë zgjedhje vendore, ato të pjesshmet në mars 2022 si dhe zgjedhjet e majit 2023.

Organet vendimmarrëse të procesit zgjedhor i njohën Bashës të drejtën për të përdorur vulën dhe logon, si dhe të përfitonte fondet e buxhetit të shtetit për zgjedhjet, ndërsa grupimi i Berishës garoi nën siglën e një koalicioni me partinë e aleate të ish-presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi  aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.


Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion