“Është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Irani ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Bota

“Është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Irani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet” në kuadër të negociatave mes dy vendeve.

Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se objektivi i administratës së tij nuk është më ndryshimi i regjimit në Iran, por parandalimi i zhvillimit të armëve bërthamore. “Unë nuk po kërkoj ndryshim regjimi. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, u shpreh ai.

Trump shtoi se Irani është “shuar plotësisht ushtarakisht”, ndërsa pranoi se vendi ka ende disa raketa, por sipas tij ato mund të shkatërrohen.

Gjatë intervistës, presidenti amerikan e krahasoi Iranin me “një fëmijë të llastuar” dhe e cilësoi si “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”, duke argumentuar se Teheranit do t’i duhet kohë të përshtatet me presionin e ushtruar nga SHBA.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes SHBA-së dhe Iranit kanë nisur në Katar. Raundi i ardhshëm i negociatave pritet të zhvillohet pas ceremonisë së varrimit të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkohë, administrata Trump është përballur me kritika se nuk arriti të parashikonte mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, një zhvillim që ndikoi në rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe shtoi presionin për rikthimin në tryezën e negociatave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion