Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare, arrestohet 43-vjeçari në Greqi

Bota

Tentoi të godiste me zinxhirin e qenit mbesën e tij 9-vjeçare,

Një 43-vjeçar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se tentoi të godiste me një zinxhir qeni mbesën e tij 9-vjeçare në një park në zonën e Kalamarisë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes dhe u denoncua menjëherë tek autoritetet.

Pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë së Kalamarisë arrestuan 43-vjeçarin, ndërsa ndaj tij është ngritur çështje penale. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion