U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Aktualitet

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron

Floriano Cani, punëtori me origjinë shqiptare që mbeti i plagosur rëndë në një aksident në vendin e punës më 26 qershor në Due Carrare, në provincën e Padovës, ka ndërruar jetë më 30 qershor.

27-vjeçari u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë kryerjes së punës. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Padovës, ku ishte shtruar në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, plagët e rënda që kishte pësuar rezultuan fatale.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë në vendet e punës në rajonin e Venetos, ku sindikatat dhe institucionet vijojnë të kërkojnë më shumë investime në masat parandaluese, trajnimin e punonjësve dhe kontrollet për të ulur numrin e aksidenteve në punë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion