Dështon kundërsulmi ukrainas, Rusia rrëzon 83 dronë mbi 6 rajone, raketa godet Odesën

Bota

Dështon kundërsulmi ukrainas, Rusia rrëzon 83 dronë mbi 6

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëngjesin e së premtes.

Ajo tha në një komunikatë në Telegram se “36 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 20 mbi rajonin Briansk, 12 mbi Krimea, tetë mbi Voronezh, katër mbi Oriol dhe tre mbi Belgorod”.

Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut.

Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov.

Në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, një raketë ruse e goditi një stacion të zjarrfikësve, duke i plagosur dy zjarrfikës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 31 dronë dhe një raketë ruse./ rel

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion