Shpërndante drogë në Belgjikë, dënohet me dy vite burg 29-vjeçari shqiptar

Bota

Shpërndante drogë në Belgjikë, dënohet me dy vite burg

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 24 muaj burg dhe 8000 euro gjobë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë brenda dhe përreth Hasselt për një muaj. Mediat vendase shkruajnë se një patrullë policie kapi në flagrancë shqiptarin më 30 mars kur tentoi të shiste një dozë kokaine.

Gjatë ndërhyrjes, tregtari ka tentuar të ikë duke e shtyrë në gjoks njërin prej efektivëve. Shqiptari u arrestua dhe gjatë kontrollit rezultoi se ai kishte njëmbëdhjetë doza me nga 0.6 gram kokainë dhe 100 euro para cash.

Gjithashtu gjatë marrjes në pyetje nga policia dhe gjyqtari hetues, shqiptari ka pranuar se drogën e ka shitur për llogari të një personi tjetër. Në telefonin e tij u gjetën disa adresa dhe imazhe me vendndodhje ku ai duhej të dorëzonte kokainën.

ME TE LEXUARAT