“U gjetën 3 pistoleta dhe 2 kallashnikov”, policia zbardh detaje të reja për atentatin në Shkodër
Pas masakrës në Shkodër, policia po ushtron kontrolle në zonën e Bajrajve.
Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet Land Rover, të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentatin e kësaj të mërkure.
Makina u gjet e djegur 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj policia zbuloi armë zjarri.
"Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve."
Atentati me dy viktima në Shkodër, policia gjen 3 armë dhe dhjetëra gëzhoja në “Benz”-in me targa kroate
Mjeti tip benz me targa kroatë që lëviztë Hamza Lici dhe Arlind Bushati i është nënshtruar një kontrolli ka ana e policisë se shtetit.
Burime bëjnë me dije se gjatë këqyrjes janë gjetur 3 armë zjarri.
Këto armë janë dërguar në laboratori e policisë shkencorë për t'u përcaktuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Po ashtu, policia po punon për të përftuar element të gjurmë të gishtave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sasi e konsiderueshme gëzhojash për të cilën policia do të rikthehet sërish në vendin e ngjarjes për të siguruar prova të tjera.