Falsifikuan dokumente, merren të pandehur shefi i Shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUT dhe Rektori i akademisë Invodent

Aktualitet

Falsifikuan dokumente, merren të pandehur shefi i Shërbimit të

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur për falsifikim dokumentesh, shefin e shërbimit të djegie plastikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Vladimir Filaj dhe rektorin e akademisë Invodent, Ilo Mele.

Hetimet nisën pas kallëzimit të doktorit të Shkencave Gëzim Xhepa, i cili kandidoi bashkë me Filajn si shef shërbimi i djegie plastikës. Xhepa ngrinte pretendime se Vladimir Filaj nuk plotësonte kriteret për të kandiduar, pasi nuk një prej kushteve që parashikon ligji është të të jetë pedagog me kohë të plotë dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar.

Nga hetime rezultoi se Vladimir Filaj kishte paraqitur pranë Komisionit përkatës, një vërtetim, sipas të cilit provononte se ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë akademisë, invodent ne vitet akademike 20162019, nënshkruar nga rektori Ilo Mele.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por dokumenti ka rezultuar se përmbante të dhëna të rreme, pasi Filaj nuk kishte punuar si pedagog pranë Akademisë Invodent dhe nuk ishte deklaruar në listën e pedagogëve për vitet 2016-2019.

ektori Mele dhe ai tashmë nën akuzë, ka deklaruar se dokumenti është lëshuar prej tij, por Vladimir Filaj nuk është deklaruar në list-pagesë, për shkak se mes tyre ka patur një marrëveshje verbale, për shkak se kishin nevojë për një kuadër të tillë, dhe për këtë arsye kanë rënë dakord që ai të jepte mësim, e më vonë të niste listpagesa. Kjo për shkak se nuk kishte patur mundësi financiare.

Nisur nga këto rrethana prokurorët arsyetojnë se vërtetimi i lëshuar nga Academia Invodent pasqyron të dhëna të rreme, pasi Vladimir Filaj nuk është paguar dhe as listuar si pedagog.


Këtë dokument Vladimir Filaj e ka përdorur për të kandidaruar për pozicionin e kandidatit i shefit të shërbimeve të djegie plastikës pranë QSUT.

“Në përfundim të hetimeve rezulton se ka të dhëna të mjaftueshme të cilat krijojnë bindjen se i pandehuri Ilo Mele në cilësinë e rektorit të akademisë “Invodent” ka konsumuar veprën penale të falskfikimit të dokumentave, pasi ka lëshuar vërtetim me përmbajtje të rreme, ndërsa i pandehuri Vladimir Filaj ka përdorur këtë vërtetim duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave”, thekson prokuroria. Aktualisht çështja është duke u shqyrtuar në seancë paraprake në gjykatën e Tiranës.

ME TE LEXUARAT