Detyrojnë vajzat e mitura të bëjnë sfilatë nudo, ja çfarë po ndodh në Indi

Një veprim i turpshëm ka ndodhur në Indi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 6 vajza, 5 prej tyre ende nuk kanë mbushur 5-vjeç, kanë sfiluar nudo gjatë një rituali për të nxituar reshjet e shiut ka ngjallur indinjatë të madhe.
Ceremonia ka ndodhur në një fshat të Shtetit të Madhya Pradesh, i cili është goditur nga thatësira. Pamjet e ndara shumë në rrjetet sociale tregojnë vajzat e vogël që vizitojnë kasollet e fshatit, duke mbajtur në dorë shkopinj druri në të cilat janë varur disa bretkosa dhe ndiqen nga gra të cilat këndojnë himne.
Komisioni kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i ka kërkuar policisë një raport për këtë incident, por policia e zonës është përgjigjur që nuk ka marrë asnjë denoncim dhe do të ndërhyjë vetëm nëse do të zbulojë që vajzat janë detyruar të marshojnë me dhunë. Sipas drejtuesit të policisë, të gjithë prindërit e vajzave kanë dhënë konsensusin dhe kanë marrë pjesë edhe vetë në këtë rit.
‘Banorët e zonës besojnë që kjo është një mënyrë për të siguruar dashamirësinë e zotave’, ka thënë komisari, duke sqaruar: ’Në raste si ky, ne mund të shpjegojmë vetëm kotësinë e bestytnisë dhe të përpiqemi ta bëjmë të qartë se asgjë nuk arrihet me këto praktika” tha ai./BW


