Kundër certifikatës së Covid-19, 4 alpinistë ngjiten në ndërtesën 187 metra shenjë proteste

Në Francë, qytetarët nuk ndalin protestat kundër certifikatës Covid-19. Së fundmi, mediat kanë treguar se katër alpinistë, mes tyre edhe njeriu i njohur si "Spidermani" francez, u ngjitën në Kullën Total Coupole, për të protestuar.
Ata u ngjitën në ndërtesën 187 metra të gjatë, pa asnjë mbrojtje, ndërsa përfunduan në burg për "rrezikim të jetës së njerëzve të tjerë". Megjithatë para se të dërgohej në komisariat 'Spiderman' u shpreh se po mbronte liritë e njerëzve.
"Është një protestë kundër Pasaportës së Shëndetit, i cili i bezdis të gjithë. është një sulm mbi liritë themelore, kjo pasaportë shëndeti është një turp," tha Alain Robert para largimit të tij.
Alain Robert u bë i famshëm në të gjithë botën për ngjitjen në më shumë se njëqind qiellgërvishtës dhe monumente të tjera urbane me duart e tij, zakonisht pa mjete mbrojtëse dhe pa leje.


