Shiten për shumën marramendëse "thesaret" e vajzës së adoptuar të Napoleon Bonapart-it

Bota

Shiten për shumën marramendëse "thesaret" e vajzës

Për rreth 1.4 milion Euro janë shitur në ankand bizhuteritë e vajzës së adoptuar të Napoleon Bonapart-it në Gjenevë.

Bizhuteritë që u ofruan të ndara, i përkisnin Stephanie de Beauharnais, siç bëri të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s të mërkurën.

Fillimisht ishte përllogaritur, që çmimi i shitjes të arrinte deri në rreth 390.000 euro, por i kaloi pritshmëritë.

Nëntë bizhuteritë prej safirësh dhe diamantesh u nxorën në ankand me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së perandorit francez.

Beauharnais e kishte marrë setin e bizhuterive, që përbëhet nga një kurorë, varëse  dhe vëthë, si dhuratë me rastin e dasmës së saj me princin Karl von Baden.

“Kishte një kërkesë të lartë nga e gjithë bota”, tha organizuesi i ankandit Max Fawcett.

Përveç rëndësisë historike, bizhuteritë kanë shumë vlerë për shkak të ngjyrës blu natyrale.

Zakonisht safirët trajtohen me temperatura të nxehta, në mënyrë që ti theksohet ngjyra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion