Shiste kokainë në doza pranë supermarketeve, arrestohet 35-vjeçari shqiptari në Itali

Bota

Shiste kokainë në doza pranë supermarketeve, arrestohet

Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Breshia, pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.

Aktiviteti kryhej në zonën e Desenzano dhe Sirmiona. Kapja e shqiptarit u realizua kur ky i fundit parkoi një makinë me qira pranë një supermarketi në Via Solitro, dhe më pas iu afrua një klient. Oficerët e kapën duke dorëzuar një pako që përmbante disa doza kokaine.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi lëndën narkotike e ndarë në 15 pako e cila ishte gati për shitje, dhe 550 euro që dyshohet se ka ardhur nga ky aktivitet kriminal./Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion