“Ndahet nga jeta Rozana Radi” / Reagon këngëtarja e njohur: “Do ishin çmend familjarët...” (FOTO)

Showbiz

“Ndahet nga jeta Rozana Radi” / Reagon këngëtarja e

Personazhet e njohur herë pas here përballen me lajme të rreme që shkruhen për ta. Ditën e sotme një media shqiptare ka publikuar një lajm për këngëtaren e njohur, Rozana Radi.

Media në fjalë ka publikuar një fotografi të artistes, ku gjithashtu i ka vendosur dhe një foto të një aksidenti me makinë

“Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, shkruhet krahas këtij imazhi.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar menjëherë moderatorja e “Goca dhe Gra”. Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan:

“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”.

“Ndahet nga jeta Rozana Radi” / Reagon këngëtarja e

Më pas, këngëtarja e njohur shkruan:

“Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që shkruhen lajme të tilla për personazhet e njohur, të cilët menjëherë kanë përgënjeshtruar informacionet e rreme./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion