Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Kosovë&Rajon

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me

Një stërvitje ushtarake e pazakontë u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit nga ushtria e Serbisë pranë vijës kufitare me Kosovën, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës në brendësi të Kosovës, raporton KosovaPress.

Gjatë stërvitjes, një helikopter lëshoi rreth 6 parashutistë në zonën e Breznicës, ndërsa helikopteri tjetër ka vazhduar drejt Muhovcit dhe Karaqevës, ku janë lëshuar parashutistë të tjerë.

Sipas burimeve nga policia kufitare e Kosovës, dy helikopterë kanë qarkulluar në këtë hapësirë, duke bërë disa xhiro përgjatë kufirit, ndërsa një banor tha  se helikopterët kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës.

Policët thanë se një aktivitet i tillë pranë kufirit është i jo i zakonshëm dhe nuk është zhvilluar më parë.

Banorët jashtë kamere shprehën shqetësim për zhurmat e helikopterëve dhe lëvizjet në ajër, duke krijuar pasiguri dhe frikë tek ata./Kosovapress

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion