Sherr për një xhaketë në Greqi, 15-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohen prindërit e tij
Një sherr banal mes dy 15-vjeçarve ka ndodhur në një stadium të Oropos në Greqi ku njëri prej të miturve mbeti i plagosur me thikë.
Mediat greke shkruajnë se dy adoleshentët janë përplasur me njëri tjetrin pas mësimit dhe shkak është bërë një xhaketë.
Më tej shkruhet se ka qenë 15 vjeçari shqiptar ai që ka sulmuar dhe plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. I mituri i plagosur në krahun e majtë, është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa 15 vjeçari shqiptar është arrestuar së bashku me prindërit e tij të cilët akuzohen për neglizhencë në mbykëqyrjen e fëmijës.