Protestuesve të arrestuar iu ndalua pjesëmarrja në protestë, Noka: E padëgjuar në 33 vite
Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur për mediat, pasi gjykata dha masat e sigurisë për personat e arrestuar për protestën para Bashkisë.
Gjykata i la të lirë 4 protestuesit, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa u ka ndaluar të marrin pjesë në protesta.
Noka tha se qytetarët janë arretsuar sepse protestuan kundër hajdutërisë, teksa shtoi se askush nuk e shpëton dot Erion Veliajn.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Pasi iu turrën duke i dhunuar dhe marrë peng prej kaq ditësh, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë, sot në shtetin e Ramës nëse proteston kundër hajdutëve je i paligjshëm, nëse vjedh ke bekimet e autoriteteve. Masa e marrë nuk është dëgjuar në 33 vite.
Kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta të krimit të organizuar në hierarkinë e shtetit, që janë turrur të ndalojnë protestën ndaj hajdutërisë. Askush nuk e shpëton dot Erion Veliajn dhe bashkë me të asnjë hajdut që ka vjedhur taksat e qytetarëve. Nuk ka gjykatë që mund ta mbrojë, nuk ka polici që mund ta mbrojë”, tha Noka.