Sherr në burgun në Greqi, shqiptari bën për spital grabitësin ‘anarkist’
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 16:37
Bota

Një konflikt ka ndodhur në burgun e Domokosë mes një shqiptari 39-vjeçar dhe grabitësit të njohur Giannis Dimitrakis.
Ky i fundit është dërguar në spital pasi ka marrë goditje të rënda në kokë nga shqiptari teksa është shtruar në repartin neurologjik në Lamia.
Nga ana tjetër shqiptari i dënuar për vrasje e anëtar i një grupi kriminal u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.
Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi vite më parë si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë.


