Misteri, "BMW X5" del nga rruga në Xibrakë, mjeti luksoz braktiset nga shoferi
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 16:34
Aktualitet

Një automjet tip “BMW X5 “ka dalë nga rruga në Xibrakë, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan, ndërkohë që automjeti, sipas burimeve zyrtare, raportohet se është braktisur nga drejtuesi i tij.

Siç duket në foto automjeti me targë AA353LD ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme pas daljes nga rruga dhe nuk është i qartë shkaku i braktisjes së tij nga drejtuesi.
Policia po punoj për identifikimin e drejtuesit të mjetit luksoz dhe arsyet e braktisjes së makinës pas aksidentit.


