Sistemi kundërajror i Izraelit ‘kupola e hekurt’ gabon, godet gabimisht një...

“Kupola e hekurt”, sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit, ka rrëzuar aksidentalisht një dron të ushtrisë izraelite gjatë luftimeve të fundit me Hamasin në Rripin e Gazës.
Siç raporton e përditshmja Haaretz, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka njoftuar se “kupola e hekurt” ka goditur dronin Skylark, kurse janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar faktorin që mund të ketë çuar te ky gabim.
Skylark, janë fluturake të vogla pa pilot që i ka ndërtuar Elbit Systems, kompania izraelite që merret kryesisht me prodhimin e pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Ato i përdor njësia Sky Rider nga korpusi i forcave ajrore të ushtrisë izraelite, që kryesisht shërbejnë për monitorim.
“Kupola e hekurt” është sistemi mbrojtës kundërajror me rreze të shkurtra veprimi, i dizajnuar për të shpërthyer në ajër raketat e armikut.
Ai përdoret nga ushtria izraelite që nga viti 2011, dhe ka për qëllim zvogëlimin e numrit të viktimave nga sulmet me raketa mbi qytetet izraelite.


