Shefi i IDF: 400 terroristë të Hezbollahut u eliminuan! Irani është teatri kryesor i luftës

Bota

Shefi i IDF: 400 terroristë të Hezbollahut u eliminuan! Irani

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, ka deklaruar se 400 terroristë të Hezbollahut janë eliminuar gjatë këtyre ditëve luftime.

"Dëmi dhe dobësimi i regjimit në Iran po ndihen edhe në fushatën kundër Hezbollahut.

Komanda Veriore ka eliminuar më shumë se 400 terroristë të Hezbollahut", tha Zamir duke njoftuar miratimin e planeve për vazhdimin e operacioneve të Komandës Veriore në Liban.
Ndërkohë Zamir shtoi se Irani është ‘teatri‘ kryesor i kësaj fushate ushtarake të Izraelit, krahas frontit me Hezbollahun.

"Komanda Veriore ka eliminuar më shumë se 400 terroristë të Hezbollahut. Irani është teatri kryesor i kësaj fushate dhe një front tjetër qendror është duke u zhvilluar kundër Hezbollahut", shtoi Zamir, i cituar nga Ynet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion