SHBA thirrje presidentit Vuçiç: Njohje reciproke me Kosovën

Bota

SHBA thirrje presidentit Vuçiç: Njohje reciproke me Kosovën

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka marrë një letër nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Mësohet se në letrën në fjalë, Blinken shkuar me shkrim dore një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Sipas mediave në letrën e tij sekretari amerikan i kërkon kreut të shtetit serb njohje reciproke me Kosovën.

 “SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken.

Vuçiç sapo ka marrë letrën nga Blinken e ka bërë publike për mediat por nuk ka  komentuar asgjë në lidhje me kërkesën për njohjen reciproke të Kosovës.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiç.

ME TE LEXUARAT