Mori vaksinën Johnson & Johnson, 74-vjeçari përballet me një situatë të pazakontë(Foto)
Lajmifundit
/
31 March 2021, 12:37
Bota

Një 74-vjeçar nga Virxhinia pasi u vaksinua me Johnson & Johnson, pësoi skuqje të lëkurës dhe rrjepje. Mediat e huaja shkruajnë se 74-vjeçari fillimisht kishte pak kruajtje në krahun e tij por pas ditësh nga vaksinimi lëkura e tij u irritua e gjitha.
Pas disa ditësh, ai kërkoi ndihmën e një dermatologu. Reagimi i Terrell u raportua në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe, pas pesë ditësh në spital, ai u shërua.
Përkundër reagimit ndaj vaksinës, Terrell nuk pendohet dhe inkurajon të gjithë të tjerët të vaksinohen


