“Amanet po të lë fëmijën dhe gruan”, Vëllai i Arjan Salës publikon poezinë prekëse për 32-vjeçarin

Aktualitet

“Amanet po të lë fëmijën dhe gruan”, Vëllai

Vdekja tragjike e të riut Arjan Sala la pas shumë dhimbje për miq e familjarë. Së fundmi, vëllai i tij Edmond Sala ka publikuar një poezi prekës për të ndjerin.
“Vëllai im mos qaj për mua, amanet po të lë fëmijën dhe gruan, kur të rritet do jetë krenar, kë pati për baba”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i të vëllait

Nënë

Mos qaj për mua,

të jetoj aq ish e shkruar

të kish qenë shkak virusi

do thoje;

-bir pse s’bëra më shumë për ty

pse nuk shita gjithçka kisha pasuri!

Edhe nëse do ti shisje Nënë

përsëri s’do mbetesha gjallë,

ndërsa kjo mënyrë

që zgjodhi vdekja për mua

u tregua me mend e pa fjalë

të paktën ata që shpëtuan

do më kujtojnë sa herë të vijnë

në këtë vend,

diku kjo e mirë të jesh e sigurtë

është gdhend!

Vëllai im mos qaj për mua,

amanet po të lë fëmijën dhe gruan,

kur të rritet do jetë krenar,

kë pati për baba,

e për jetë njerëzish të vetën dha.

Tashmë i përkas një bote

plot lule e mrekulli,

ju që qani e do më kujtoni

ju them ;kur të dilni nga derë e shtëpisë,

përshëndetuni e ndahuni me buzëqeshje,

ashtu si vijmë në këtë botë

me drita e yje ikja nuk do jetë.

Xhenet qoftë shpërblimi yt Njeri i mirë

HEROI IM gjithmonë në zemrën time

ME TE LEXUARAT