SHBA/ Me fëmijën në krah, 31-vjeçari qëllon me armë zjarri një grua, zbulohet shkaku

Teksa mbante në krah një fëmijë, 31-vjeçari në SHBA qëlloi me armë një grua. Mediat amerikane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ohajo, ku autori, Ladon Penn, 31 vjeç ka qëlluar një 54-vjeçare pasi ka përplasur me makinë gruan e tij.
Në polici, 54-vjeçarja e plagosur tha se ishte e vërtetë që është përfshrë në një aksident që nuk kisht dëme, por menjëherë gruaja kishte kërcënuar se do lajmëronte bashkëshortin e saj.

“Viktima thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë,” tha policia. Mediat shkruajnë se 31-vjeçari dyshohet se hapi zjarr mbi të plagosurën dhe dy gratë e tjera që e shoqëronin, ndërsa një prej plumbave kapën drejtuesen e mjetit.
31-vjeçari ka përfunduar në burg./BW


