SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës në vlerë 500 milionë dollarë

Bota

SHBA-ja planifikon t’i japë armë shtesë Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës armë shtesë në vlerë 500 milionë dollarë nga rezervat ekzistuese, ndërsa administrata Biden po punon për ta vënë Kievin në një pozicion më të fuqishëm negociues para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ta marrë detyrën.

Deklarimi zyrtar rreth kësaj pritet të bëhet gjatë takimit të fundit të Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një konsorcium prej rreth 50 shtetesh që Austin i mblodhi bashkë disa muaj pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë më 2022, për të koordinuar mbështetjen me armë, raportoi AP.

Takimi të enjten është i 25-ti dhe potencialisht i fundit, pasi pritet të shihet nëse grupi do të vazhdojë edhe nën administratën Trump.


“Fokusi ynë do të jenë të mbajmë momentumin, të japim rezultate dhe të dërgojmë mesazh të qartë: komuniteti ndërkombëtar qëndron i bashkuar në mbështetje ndaj Ukrainës”, ka thënë Austin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion