Vonesa e vaksinimit dhe lehtësimi i masave, Merkel kritikon guvernatorët

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar ashpër guvernatorët, pasi nuk kanë shtrënguar mjaftueshëm masat kufizuese për të parandaluar Covid-19. Sipas saj, rritja e numrit të të prekurve dhe vonesa e vaksinimit, nuk duhet të vijë me lehtësim të masave.
Gjatë një interviste një ditë më parë, Merkel tha se ishin bërë një sërë gabimesh gjatë përballjes me pandeminë, përfshirë planet për një bllokim pesë-ditor të Pashkëve që u tërhoq më vonë.
"Ne tani duhet të vendosim masat e duhura me shumë seriozitet. Disa shtete e bëjnë këtë, të tjerët nuk e kanë bërë ende. Ndoshta ne jemi shumë perfeksionist nganjëherë dhe duam të bëjmë gjithçka siç duhet, padyshim kush bën një gabim gjithmonë përballet me kritika publike. Por duhet të ketë edhe fleksibilitet. Ky është një atribut që ne si gjermanë ndoshta duhet të mësojmë pak më shumë, së bashku me prirjen tonë për perfeksionizëm" tha Merkel.
Më tej, kancelarja deklaroi se deri në fund të verës ka si qëllim që ta vaksinojë të rriturit, por deri më tani vetëm 10% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të vaksinës. Merkel, e cila nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit, është përballur me mbështetje në rënie në bazë të sondazheve të fundit dhe pavarësisht kufizimeve, infeksionet janë rritur.
Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar pothuajse 2.8 milion raste të konfirmuara nga COVID-19 dhe 75,913 viktima.


