SHBA bën të detyrueshëm vaksinimin, Biden: Nuk ka të bëjë me lirinë, por sigurinë

Bota

SHBA bën të detyrueshëm vaksinimin, Biden: Nuk ka të

Presidenti Joe Biden ka prezantuar masa të reja për të parandaluar Covid-19, Mediat amerikane shkruajnë se Biden ka kërkuar që punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore. Gjithashtu, janë të detyruar që të vaksinohen edhe punonjës të qeverisë federale.

Lajmin Biden e dha gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë fjalës së tij, presidenti urdhëroi Departamentin Amerikan të Punës që të kërkojë nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë punëtorë të urdhërojnë vaksinimin ose të kërkojnë dëshmi të një testi negativ të koronavirusit të paktën një herë në javë.

Biden gjatë fjalës së tij se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me lirinë ose zgjedhjen personale, por sipas tij, është mbrojtja e secilit nga ne dhe atyre që na rrethojnë. Ndërkohë që plani që Biden paraqiti shkaktoi kritika nga republikanët. Sipas tyre, qeveria nuk duhet të detyrojë, pasi ky është një vendim që i përket gjithësecilit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion