Fshehu vdekjen e nënës për të marrë pensionin e saj, kufoma qëndroi në bodrum për 1 vit

Bota

Fshehu vdekjen e nënës për të marrë pensionin e saj,

Një 66-vjeçar në Austri ka shokuar të gjithë. Për të përfituar pensionin e së ëmës, nuk ka deklaruar vdekjen e saj, duke e mbajtur trupin e saj në bodrum pë rmë shumë se një vit. Sipas mediave vendase, viktima, 89-vjeç, ndërroi jetë në qershor të 2020 për shkaqe natyrale.

Nuk evituar ceremoninë mortore dhe çdo procedurë të nevojshme, 66-vjeçari ka preferuar që të mbajë nënën e vdekur me pako akulli dhe fasho për të evituar erën, ndërkohë që përfiton nga pensioni i saj.

Sipas mediave, 66-vjeçari në 1 vit e disa muaj ka përfituar 42,000 euro nga pensioni i nënës. Mësohet se ka qenë postieri i pensionit që ka zbuluar mashtrimin. Më saktë, ai ka kërkuar që të shohë të moshuarën dhe kur djali i saj ka refuzuar, ai ka ngritur dyshime, duke nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion