Mbyllet mbledhja në PD, Basha dhe deputetët i drejtohen parlamentit pas 30 muajsh mungesë

Politikë

Mbyllet mbledhja në PD, Basha dhe deputetët i drejtohen parlamentit

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Në krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit. Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion